Kryeministri Çek i emëruar,  Andrej Babiš, i njohur si “Trumpi Çek’ ka thënë se ka nevojë për aleatë të Europës Qendrore për luftën kundër emigracionit ilegal.

Biznesmeni miliarder Eurosceptik, partia e të cilit me emrin  ANO (“po”) doli e para në garën parlamentare të të Shtunës, gjithashtu tha se ai tenton Të sfidojë dominimin  Franko-Gjerman në Bashkimin Europian (BE). Politikat e planifikuara prej tij synojnë që Republika Ceke të mund përcaktojë rol më përcaktues në bllok.

“Ne duhet të përgatisim temat, ti propozojmë Këshillit Europian çfarë duhet të ndryshojmë. Ushqimi me dy standarde në cilësi, zgjidhja e emigracionit, lufta kundër emigracionit dhe çështje të tjera”,  tha Babiš për Reuters.

Duke iu referuar Grupit të Vishegradit në Europën Qendrore- Republika Çeke, Hunagri , Poloni, dhe Slovaki- që kundërshtojnë emigracionin masiv dhe politikat aktuale të BE. “Grupi i Vishegradit duhet të gjejë aleatë të tjerë, ne kemi nevojë për Austrinë dhe vende të tjerë, në Ballkan, Slloveni, Kroaci dhe ndoshta të tjerë”.

Veritas.com.al/