Kryeministri Çek, Bohuslav Sobotka njoftoi të Martën, se mund të dorëzonte dorëheqjen, sigurisht me gjithë kabinetin e tij- pas përplasjes me ministrin e tij miliarder të Financave, bizneset e të cilit kanë shkaktuar stuhi financiare në vend.

“Shpejt do të prezanto dorëheqjen time para presidentit Milos Zeman. Është e papranueshme për Andrej Babis që të qëndrojë ministër i Financave’, tha  Sobotka, në një deklaratë para gjashtë muajve në zgjedhjet e Tetorit.

“Dua trë liroj duart e partive në koalicion, kështu që mund të nisim bisedimet mbi zgjidhjen në se jemi dakord ose jo mbi organizimin e zgjedhjeve të parakohshme”- tha ai.

/Veritas.com.al/