Andrej Babiš, kryeministër i Çekisë, ka thënë se ‘në asnjë mënyrë’ Republika Çeke nuk do të jetë dakord me kërkesat e Brukselit që kombi të pranojë kuotat e emigrantëve nga vendet e botës së tretë.

Duke folur në parlamentin e Çekisë ditën e Enjte, kryeministri i sapo zgjedhur fshikulloi Bashkimin Europian (BE) mbi skemën e kuotave të detyrueshme si  “jo efektive” dhe përçarëse.

“Është e sigurt se ne nuk do të pranojmë askënd, dhe se jemi fondamentalisht kundër diktatit të kujtdo ndaj nesh se kush do të jetojë e kush do të punojë në vendin tonë”, citon kryeministrin media lokale.

“Ne konsiderojmë këtë si një absurd që Komisioni Europian na padit ne për diçka që është pa kuptim”, shtoi  Babiš, në lidhje me vendimin e BE pr të paditur Republikën Çeke krahas Polonisë dhe Hungarisë mbi refuzimin e tyre për të marrë pjesë në skemën e kuotave të emigrantëve.

Rregulli i debatueshëm, i sajuar nga kancelarja Angela Merkel, që kaloi në vitin 2015, por kufijtë e hapur, sipas të cilit azil- kërkuesit që mbërrijnë në Europë në kërkim të një jete të re, ris0- shpërndahen në gjithë bllokun përmes një skeme kuotash

VERITAS.COM.AL/