Pasi ka lexuar një mesazh të ardhur nga “qytetari dixhital”, siç e quan Berisha informatorin dixhital të ndodhur në gjithë vendin, zoti Berisha- ish kryeministër, ka bërë këtë shënim:
“Me këtë rast dua t’i them qytetarit dixhital, zotit E.Z, se kjo urrejtje patologjike qe ju keni konstatuar vetëm duke lexuar FB e tij është vetëm maja e ajsbergut e urrejtjes për vdekje të tij dhe ka vetëm një shpjegim: Është trashëgimi politike dhe biologjike e bllokmenëve, pinjoll i te cilëve është Edvin Kristaq Rama.
Kjo urrejtje përfshin Veriun, Kosovën, trojet e tjera shqiptare qe konsideroheshin armike, titiste nga Enver Hoxha dhe bllokmenët e tjerë xhelatë te vërtetë të shqiptarëve”.
Ja edhe mesazhi i ardhur nga qytetari dixhital në adresë të zotit Berisha:
“Z. Berisha Mirëmbrëma!
Tani ne mbrëmje ndërkohë qe isha online ne Facebook e vizitova për kuriozitet faqen e Edi Rames ne FB, (nuk e mbaj mend ditën kur kam vizitu faqen e tij se e di c’fare maskarai është ai), por nejse, ajo çka dua te ndaje me ty është ajo ç’fare pashe ne faqen e Kryeministrit te Shqipërisë ku ai kishte postuar vazhdimisht poste riparimet urbane te disa qyteteve dhe ajo çka vura re ishte se këto qytete ishin pothuajse te gjitha qytetet e Jugut duke nisur nga Tirana deri ne Sarande, ( 1-Voskopoje, 2-Ura Vajgurore, 3-Lushnje, 4-Korçe, 5-Fier , 6-Vlore, 7-Himare, 8-Sarande, 9-Elbasan, 10-Kavaje, 11-Tepelenë, 12-Divjake, 13-Berat).
Dhe nga veriu kishte nxjerrur vetëm Malsine e Madhe ku PS ka fituar ne zgjedhjet e kaluara!
Me larte ju kam dërguar fotot e çdo postimi, ju ftoj ti shikoni, çdo postim është njeri pas tjetrit me dite dhe ore! Po ça behet kshu mor burr po kaq i paftyre paska qen ky legen! E kan harru veriun krejt qe ekziston, qe është edhe ajo pjesë e Shqipërisë, Veriu kështu si e ka nisur ky me mire te bashkohet me Kosovën ose te dali republike me veti se këta po e lenë ne mëshirë te fatit! Ky është një skandal dhe duhet publikuar mendoj! Ju përshëndes nga larg Z. Berisha! Me shume respekt për ju, E Z