Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të mërkure.

Mbledhja po zhvillohet në selinë rozë.

Kjo mbledhje vjen dy ditë pas prezantimit të raportit të mazhorancës, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Rama tha se socialistët nuk do të japin arrest pa gjyq, dhe se do të jetë procesi gjyqësor që do të flasë për pafajësinë e Belinda Ballukut.

Kreu i qeverisë theksoi se gjyqet publike si në kohën e gjyshit të saj, i përkasin të shkuarës.

Rama e cilësoi të dobët dosjen e SPAK, ndërsa deklaroi se socialistët nuk do lejojnë futjen në burg pa prova të ministres më punëtore të kabineteve të tij, dhe drejtueses së suksesshme të qarqeve Dibër dhe Fier./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *