Nga Renee Maltezou , Reuters/

Alexis Tsipras i Greqisë duket se do t’ia dalë që të fitojë votëbesimin në Parlament pasi fitoi mbështetjen nga një deputet opozitar centist, i cili theu radhët e opozitës të Partisë së tij ditën e Marte, duke i dhënë kryeministrit votën finale që i duhet për të mbijetuar.

Tsipras bëri thirrje për votëbesim pas dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe partisë së tij ‘Pavarësia e Greqisë’ mbi një marrëveshje për t’i dhënë fund një debati të gjatë mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Parlament do të nisë debatin ditën e Marte, ndërsa votimi pritet që të bëhet të Mërkurën.

Kryeministri grek tha javën e kaluar se mund të thërrasë zgjedhje të parakohshme nëse nuk arrin të sigurojë maxhorancën prej 151 vota në Parlament.

Partia e tij majtiste, Syriza, ka 145 mandate në 300 gjithsej që ka Parlamenti. Pavarësisht dorëheqjes së Kammenos, katër deputetë nga partia e djathtë’Grekët e Pavarur’, kanë thënë se do të mbështesin kryeministrin Tsipras, gjë që linte vetëm një mandat të paplotësuar për të fituar shumicë

VERITAS.COM.AL/