Kryeministri grek, Alexis Tsipras sot e hënë ka bërë vizitën e parë në zonën e shkatërruar nga zjarret më të rëndë që kanë rënë në historinë e Greqisë. Kritika shumë të rënda kanë rënë mbi qeverinë greke se i ka lënë njerëzit të digjen në mëshirën e fatit.

Udhëtimi i tij për në zonat e shkatërruara nga zjarret ishte mbajtur i fshehur, dhe sipas medias greke kjo u bë për të shmangur protestat nga banorët e fshatrave të vijës bregdetare në lindje të Athinës- Mati dhe Rafina.

Tsipras ka takuar autoritetet lokale të rajoneve dhe zyrtarët e brigadave të zjarrit për rreth një orë, thuhej në një deklaratë të shkurtër zyrtare.

Qeveria e Tsipras po përballet me një rritje të kritikave, teksa banorët po e mbajnë jetën me ndihmën e autoriteteve dhe të vullnetarëve

Veritas.com.al/.