Kryeministri Libanez, Saad al-Hariri ka dhënë dorëheqjen, duke thënë në televizion se ka frikë për jetën e tij, ndërsa ka kritikuar ashpër Iranin.

Babai i zotit Hariri, ish kryeministër Rafik al-Hariri, u vra me bombë në vitin 2005.

Zoti  Hariri e ka akuzuar Iranin se po mbjell “frikë dhe shkatërrim” në disa vende, duke përfshirë edhe Libanin.

Ai ishte emëruar kryeministër Nëntorin e vitit të kaluar, pasi kishte kaluar edhe katër vjet në këtë post gjatë 2009- 2011.

“Në po jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që parapriu vrasjen e martirit Rafik al-Hariri,” tha ai për televizionin që nga kryeqyteti Saudit, Riyadh.

“Unë po ndjej si po përgatitet fshehurazi një komplot që synon jetën time”.

Zoti Hariri sulmoi gjithashtu lëvizjen Shia ‘Hezbollah’ të mbështetur nga Irani që zotëron një pushtet të konsiderueshëm në Liban.

Veritas.com.al/