Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nesër Partia Socialiste do të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse në këto orë të mbetura të ditës së sotme opozita nuk gjen marrëveshje me Qeverinë.

Gjatë video-komunikimit të përjavshëm, Rama përmendi se u tërhoq nga zgjedhjet e sotme në Kavajë ‘për të mbajtur hapur’ një shteg negociatash me opozitën. Kryeministri ripërsëriti qëndrimin se zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në 18 qershor.

“PD sot për fat të keq është kthyer në bunker plastmasi. Sot do të zhvilloheshin zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës. Ne u tërhoqëm për t’i krijuar PD mundësinë e fundit të përfshirjes me dinjitet në zgjedhjet e 18 qershorit.

Rama shpreh një ‘fije’ shrese për ardhjen e PD, ose lë hapur ‘të drejtën’ e tij për t’u tërhequr.  “PD e humbi këtë kohë të çmuar në mënyrën më abuzive duke festuar në bunker. Në këto kushte fija e shpresës se PD do kthehet në rrugën e arsyes është një fije shprese e padukshme. Përfundimi se në zgjedhjet e 18 qershorit do shkojmë pa PD-në, po merr formë përfundimtare. Është për të ardhur keq se durimi im nuk mjaftoi” shkruan kryeministri.

Veritas.com.al/