Kryeministri Edi Rama, ka pasur një takim me drejtorët e hipotekave të vendit. Ai ka qenë shumë kritik ndaj punës së tyre; madje i ka vënë përballë një akuze të rëndë për të cilën ata nuk kanë reaguar. Kryeministri iu ka thënë drejtorëve se ‘keni dhënë raportime fiktive”.

“Sipas jush del që keni vetëm 5126 leje të patrajtuara, ndërkohë që kjo shifër rezulton pesë herë më e lartë”, iu drejtua kryeministri.

Edhe për një të dhënë tjetër në punën e drejtorëve të hipotekave foli zoti Rama; për një të dhënë që e konsideroi ‘shifër katastrofike”.

“Përsa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave të dy viteve më parë, për blloqet kadastrave, jeni vetëm në 11%, shifër kjo që mund të quhet “katastrofike”.

Kryeministri iu tha, në tension, se mund të largoheni që tani, një orë e më parë të jepni dorëheqjen të gjithë.

Veritas.com.al/