Ende nuk ka detaje lidhur me temën e takimit, por është bërë i njohur lajmi se kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në zyrën e Presidentit Meta për një takim kokë më kokë..

Mes qeverisë dhe Presidencës ka pasur qëndrime të ndryshme lidhur me procedurat që po ndiqen për negociatat me Greqinë. Presidenti ka kërkuar më shumë transparencë nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e jashtme, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi paktin e vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë.

VERITAS.COM.AL/