Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm foto nga përpjekjet e strukturave në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq në vend.

Nga pastrimi i rrugëve nga dëbora, te ndihma e banorëve dhe takimet me strukturat janë disa nga fotot që kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Vendi ynë është përfshirë ditët e fundit nga motit i keq me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe dhe reshje dëbore të cilat kanë bllokuar lëvizjen në disa akse.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *