
KUKËS– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të veçanta nga “Shtegu i Ngjyrave” në zonën malore të Shishtavecit, në Kukës, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të kësaj zone.
“Mirëmëngjes nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec të Kukësit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjetin social “Facebook”.
Në video shfaqen motoristë duke lëvizur nëpër majat e larta të maleve, në një sfond mbresëlënës me natyrë të gjallë dhe të paprekur.
Shtegu i Ngjyrave, i gjendur në bjeshkët e Kukësit, po kthehet gjithnjë e më shumë në një atraksion për të apasionuarit pas aventurës dhe sporteve në natyrë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca të reja larg zhurmës urbane.
Zhvillimi i turizmit malor në këtë rajon shihet si një mundësi e rëndësishme për ekonominë lokale dhe promovimin e pasurive natyrore të Shqipërisë.
Komente