Kryeministri Edi Rama tha se vizioni për ta shndërruar shëndetësinë në një pikë referimi për të gjithë rajonin po ecën në rrugën e duhur.

Por lajmi më i rëndësishëm që Rama dha, ishte fakti se do të ndërtohet një rrjet antikorrupsion në të gjithë shërbimin publik!

Do të jenë disa individë që do të vendosen në çdo institucion publik do të kenë detyrën e vetme që të bëjnë të mundur denoncimin e çdo akti korruptiv për të ndarë ‘të njomin nga i thatë’, siç i quajti Kryeministri Rama të korruptuarin nga atë që e bën në mënyrë të ndershme punën e tij.

“Ne jemi në proces të ndërtimit të një rrjeti antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë publik. Kjo do të jetë vetëm nga ana jonë, jo ai i drejtësisë. Kjo është arsyeja që edhe në spitale do të shtrijmë deri në fund, si në të gjitha institucionet, rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë, për të ndarë dhe për të kontribuar në ndarjen e të njomit nga i thati. Lufta do të bëhet brenda. Vetëm kështu rriten të ardhurat, vlerësimit, dinjiteti dhe respekti”.

VERITAS.COM.AL