Kjo që ndodhi sot mund të quhet ‘furtunë ndryshimesh në qeverinë ‘Rama’. Mes të rinjve që bëhen ministra, në listën emërore të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, ka edhe nga ata që janë rikthyer në kabintetin qeveritar.

Në këtë mandat të dytë është kthyer Bledi Çuçi, i cili ka zëvendësuar Niko Peleshin në postin e ministrit të Bujqësisë. Mes tyre është edhe Eduard Shalsi, i cili tashmë do të mbajë postin e Sonila Qatos, minister për Marrëdhëniet me Parlamentin.

MINISTRAT E RINJ

Besa Shahini në vend te Lindita Nikolles

Anila Denaj në vend te Arben Ahmetaj

Genti Caka ne vend te Ditmir Bushatit

Bledi Çuçi ne vend te Niko Peleshit

Elva Margariti ne vend te Kumbaros

Eduard Shalsi ne vend te Sonila Qatos

Elisa Spiropali, Ministre për marrëdhënie me parlamentin

Erion Brace zv/kryeministër i ri ne vend te Senida Mesit

Belinda Balluku ministre në vend te Damian Gjiknurit

Veritas.com.al/