Kryeministri Edi Rama, ‘sallën e hartave të Kryeministrisë, po zhvillon një bashkëbisedim përmbyllës me gazetarët, para pushimeve të gushtit.
Ai tha se do të fliste pak gjatë, pasi po përshkruan historinë ekonomike, kulturore, të investimeve e projekteve, të luftës kundër krimit dhe kundër informalitetit në ekonomi, për rritjen e punësimit dhe të kujdesit shëndetësor, etj
Gjithë lëvizja që ka ndodhur brenda shtetit, siç tha Rama, ka ndodhur përmes një lëvizjeje të egër ‘anti- shtet’, siç e quajti Rama lëvizjen e dhunshme dhe jashtë sistemit demokratik të dy partive të opozitës.
Nga shifrat e para, Rama numëroi shifrat në ekonomi.
Rama tha se, ekonomia është rritur me 2.21%, ndërsa borxhi që nga qershori i vitit të kaluar është ulur me -2.16%. Ai deklaroi gjithashtu se papunësia është ulur.
“Një komunikim për të përmbledhur 6 mujorin e parë të vitit dhe për të nënvizuar disa prioritete shtator 2019-korrik 2020. Duke qenë se ju do të pyesni për politikën, politikën do ua lë ju të pyesni dhe do të fokusohem te qeverisja duke filluar nga ekonomia, që edhe në një situatë jo normale, aspak nxitëse, por frenuese u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%.
Ndërkohë efekti i thatësirës së madhe është ndjeshëm duke pasur parasysh se vjet patëm një vit me shumë reshje dhe mundësi të shtuar për rritjen ekonomike. Të ardhurat kanë pasur një pasojë problematike për shkak të frymës së anti shtetit që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, që do të mbetet në fokus. Papunësia është ulur. Borxhi rezulton me një ulje në raport me qershorin e vitit të kaluar, -2.16%”, tha Rama.
( Vijon…)