Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish akuzave që kanë ardhur nga opozita pas ngjarjes ne uzinen e Gramshit, ku rusët dhe ukrainasi tentuan të futen në uzinë. Rama ka hedhur poshtë akuzat se është cenuar siguria kombëtare, duke shkruar se të gjitha institucionet kanë funksionuar siç duhet në këtë ngjarje. Teksa i ironizon opozitarët, si mbrojtës të zellshëm të sigurisë kombëtare, kreu i qeverisë shprehet se duhet thënë vetëm e vërteta, që autoritet në këtë incident kanë vepruar si duhet.

Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet  kanë funksionuar siç duhet!, shkruan kryeministri Rama