Kryeministri Edi Rama shpreh trishtim për pamjet e ofruara nga protesta e opozitës këtë të shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një postim në rrjete sociale, Kryeministri thotë se pamje të tilla i bëjnë vetëm dëm Shqipërisë.

“Çfarë trishtimi, një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”, thotë ai në një postim në Twitter.

Veritas.com.al/