Në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë të zhvilluar mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të ketë rezultatet e para për abuzuesit me ndërtimet që u shembën nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe se ata do të dalin para drejtësisë.

Rama tha se dosja po përgatitet mirë në mënyrë që të mos shfrytëzohet nga KÇK-ja. Kryeministri zbuloi se në Tiranë do të ngrihen 3 lagje të reja pranë rrugës “5 Maji”, në Kombinat dhe në Shkozë. Sipas tij Laçi do të jetë vendi i parë që do të fillojnë të ndërtohen shtëpitë e para.

Nga shifrat që dha Rama është kapërcyer numri prej 4 mijë persona të strehuar në hotele. Rama iu përgjigj sërish akuzave të opozitës duke theksuar se nuk do të preket buxheti për të shkuar pas zgjidhjeve magjike që propozohen.

Veritas.com.al/