Kryeministri Edi Rama pas samitit të BE mbi krizën e refugjatëve, ka njoftuar se BE nuk ka asnjë plan për kamp refugjatësh në Shqipëri.
Ai ka postuar një status në llogarinë e tij në facebook , ku shkruan se lajmi mbi refugjatet në Shqipëri është prodhimi mediave dhe propagandës së esadistëve, pasi BE nuk ka ndonjë plan konkret për refugjatet .
Ja çfarë shkruan Rama:
‘Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp!”
Veritas.com.al/