Përmes fondacionit që mban emrin e saj ajo shpëtoi dhjetëra vajza nga ferri i Afganistanit duke i strehuar në Shqipëri.
Bëhet fjalë për prezantuesen Yalda Hakim, jo vetëm një gazetare e klasit botëror për BBC World Service por edhe një grua e jashtëzakonshme në shërbim të bashkëkombasve të saj sot në nevojë në Afganistan.
Së fundmi, ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili ka falënderuar gazetaren për ndihmën që ka dhënë për të nxjerrë nga ferri fëmijët, gratë dhe burrat afganë, si dhe për ti bërë të ndihen si në shtëpinë e tyre në Shqipëri.
“Është një nder të punosh krah për krah me gazetaren Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri i Afganistanit fëmijë, gra dhe burra, dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpinë e tyre këtu në Shqipëri. Pas strehimit do t’u ofrojmë një jetë të re dhe këtë do ta arrijmë të gjithë së bashku. Për ata, për ne, për fëmijët tanë”, shkruan Kryeministri.