
Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit, ndonëse kësaj radhe kjo ditë feste nuk është si vitet e kaluara.
Kryeministri Rama e bëri urimin e tij me anë të një postimi në faqen e tij në facebook ku shkruan se errësira na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit .
“Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim”- shkruan Rama në Facebook.
Veritas.com.al/