( Kryeministri Rama se bashku me ministren Spiropali ne shoqerine e familjareve te Klodian Rashes pasi ka perfunduar viziten e ngushellimit).

Kryeministri Edi Rama ishte për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrarë nga policia. Gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni e cila ndodhet pranë shtëpisë, raporton se kryeministri mbërriti atje dhe në orën 14.30 minuta dhe hyri në banesën e familjes Rasha.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar edhe nga ministrja Elisa Spiropali ku u pritën nga familjarët e te ndjerit. Vizita e tij në banesë është mbajtur private dhe nuk janë lejuar të filmohet apo fotografohet. I pyetur nga gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni, Rama tha se do të fliste për të gjithë në orën 18:00.

Kryeministri u prit mirë nga babai i 25 vjeçarit, ndërsa i premtoi se duhet të ketë durim pasi nuk ka dyshim që drejtësia do të vihet në vend. Kryeministri Rama ka qëndruar disa minuta e më pas është shoqëruar nga familjarët e të ndjerit.
Ai është larguar së bashku me ministren Spiropali.

VERITAS.COM.AL