Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Frederiksen u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Më pas, Rama dhe kryeministrja daneze po zhvillojnë një takim ‘kokë më kokë’ në kryeministri.

Pas takimit, Rama me homologen e tij daneze do të mbajnë një konferencë për shtyp.