Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, është shtruar prej pesë ditësh në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Sipas ekipit mjekësor, ai ka një gjendje të rënduar shëndetësore, “por nuk është më i intubuar, pasi kjo masë nuk është konsideruar më e nevojshme”. Kryepeshkopi është ende në terapi intensive pas problemeve shëndetësore që shfaqi ditët e fundit.

Më 3 janar, ai u transportua me avion të Forcave Ajrore nga Shqipëria dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” në Athinë, por më 5 janar shfaqi komplikacione shëndetësore.

Para kësaj, Kryepeshkopi 95-vjeçar ishte shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të simptomave të një virusi. Ai u dërgua me avion në Athinë për kujdes mjekësor më të specializuar.
Gjatë qëndrimit të tij në spitalin “Evangelismos”, Kryepeshkopi Anastas u vizitua nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për t’u informuar mbi ecurinë e trajtimit të tij, si dhe nga Kryepeshkopi Jeronimos, kreu i Kishës Ortodokse të Greqisë, i cili i uroi shërim të shpejtë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *