Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj do të jenë ata që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.

4 kandidatët janë miratuar unanimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike për të hyrë në garë. 2 prej tyre janë nga grup[i ‘Për PD’ të cilët e akuzojnë Bashën si përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

bsen Elezin nga Grupimi ‘Për PD’ nuk i kaloi filtrat e kryesisë së PD dhe kriteret e komisioni zgjedhor. Të skualifikuar janë edhe Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari, për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret e vendosura. Në mbledhjen e Kryesisë mungoi kreu demokrat, Lulzim Basha. Mësohet se Basha nuk ka marrë pjesë në mbledhje për të mos ndikuar në vendimarrje.

Gazetarja e Report Tv Daniela Maloku raporton se edhe ish-diplomati Mujo Buçpapaj e kishte dorëzuar kandidaturën, por ai është dorëhequr për arsye personale.

Për të marrë miratimin e kryesisë këto kandidatë duhet të përmbushin disa kushte mes të cilave edhe kontributi i dhënë në fushatë. Të gjithë kandidatët që do të marrin dritën jeshile nga mbledhja e kryesisë sot në 18:00 për të vijuar garën, kanë kohë 12 ditë për fushatë me strukturat, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 13 Qershor.

Ndërkohë kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, nga selia blu i bëri thirrje kandidatit për kryetar Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik.

Kujtojmë se përballë Lulzim Basha pritet të jenë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi. Një ditë më parë, shpalli kandidaturën Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë, por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

VERITAS.COM.AL