(FOTO: Lulzim Basha në Çadrën e Lirisë)/
Kreu i PD-së, Lulzim Basha , në fjalimin e mbajtur sot para protestuesve në Çadrën e Lirisë ka thënë se Fatmir Xhafaj mund të bëhet ministër “vetëm nëse kalon mbi trupat tanë”.
Fatmir Xhafa, deputet i Partisë Socialiste, është caktuar nga kryeministri si Ministër i Punëve të Brendshme pas shkarkimit të ministrit të mëparshëm.
Por menjëherë, viktima të diktaturës komuniste kanë dëshmuar mbi dhunën që ka ushtruar Fatmir Xhafa- atëherë hetues i regjimit të diktaturës, ne qelitë e burgjeve.
Kryeministri “nuk u mjaftua me kriminalizimin dhe drogën, por guxoi t’i propozojë shqiptarëve një nga hetuesit më të egër të diktaturës të Enver Hoxhës si ministër të Brendshëm, një që ka torturuar me duart e tij vajzat dhe djemtë e Krujës; një që hoqi kostumin e hetuesit dhe veshi kostumin e narkotrafikantit bashkë me vëllain e tij”, ka thënë zoti Basha.
“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”: Kush s’e njeh historinë e Shqipërinë, e pandeh për qengj, por ai është ujk i vjetër i diktaturës”- shtoi ai.
“Le të zotohemi së bashku se Fatmir Xhafa nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë!”, bëri thirrje para protestuesve kryetari i opozitës.
/Veritas.com.al/