Nano nga Kakavija ka bërë me dije se ai që në fillim ka pasur si qëllim pastrimin e figurës dhe uniformës së policisë.
“Në këtë operacion policia e shtetit është ndaluar dhe që në fillim të marrjes së detyrës unë kam synuar dhe i qëndroj fort pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë dhe ato që nuk e gjejnë veten le të largohen dhe nuk mund të bëhet pis uniforma nga disa elementë. Inkurajon të gjithë kolegët për të gjithë personat që abuzojnë me detyrën”, ka thënë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përshëndetur operacionin e sotëm që çoi në prangosjen e 17 policëve dhe dërgimin në ‘arrest shtëpie’ të 14 të tjerëve.
Çuçi ka thënë se ky ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetëra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, ka deklaruar Çuçi.