Kanë zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”, medalistët e Shqipërisë, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, si dhe trajnerët e tyre përkatës, pas suksesit të shënuar në Lojërat Olimpike të Parisit, duke sjellë me vete medalje të merituara.
Fjalën e ka marrë Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, i cili ka deklaruar:
“Ditë e rëndësishme për sportin shqiptar pasi kemi hyrë në listë, kjo falë dy mundësave tanë të jashtëzakonshëm që na bënë krenarë që në arenën e Parisit ngritën flamurin shqiptar, që të gjithë e kemi endërruar që njëherë, që të shkonte në majat më të larta të sportit botëror. Ne të gjithë bashkë u munduam me bashkinë e Tiranës, ministrinë, federatën e mundjes. Këta sportistë janë gurë themeli për të ndërtuar një të ardhme për sportin shqiptar, për t’i dhënë sinjale qeverisë që duhet më shumë vëmendje se janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë.”