Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë të furnizimit me armë të grupeve kriminale në Tiranë dhe ka vënë në pranga një 64-vjeçar, që rezulton të jetë pronari i banesës së kthyer në ‘bazë’ dhe njëkohësisht ‘boss i furnizimit’. Po kështu është sekuestruar një arsenal armësh dhe municion luftarak.

Pas një hetimi të pandërprerë dhe zbulimin e bazës ilegale të armatimit Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor kanë kryer sot arrestimin në flagrancë të shtetasit   Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

Ky shtetas ka përshtatur banesën e tij në një bazë armatimesh që iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike);  4 armë zjarri të çmontuara (3 snajperë dhe 1 armë sportive);  dy armë sportive; municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

Për arsye hetimi specialistët nuk bëjë me dije të dhëna të tjera.

Veritas.com.al/