Priti Patel, sekretare shteti në Ministrinë e Brendshme angleze Home Office, ka publikuar në Facebook një video mesazh, ku jep detaje përse e zhvilloi dhe çfarë arriti gjatë vizitës në Tiranë, ku nënshkroi një marrëveshje thelbi të cilës është, përshpejtimi dëbimit të shqiptarëve ilegal dhe atyre të dënuar për krime në Britaninë e Madhe.

 “Kjo marrëveshje kthimi është marrëveshje historike, është shumë e rëndësishme, është një fakt që ne kemi shumë shqiptarë në burgjet tona dhe sigurisht që është objektivi ynë si qeveri që të bëjmë gjithçka që ne mundemi për tu siguruar që t’i largojmë. Jam takuar me Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin e Shqipërisë për të folur rreth operacionit tonë bilateral në çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, por gjithashtu me kthime dhe ripranime të shtetasve të huaj që kanë kryer vepra penale dhe kthimin e kriminelëve në Shqipëri”.

Top Chaannel ka mësuar se Priti Patel gjatë vizitës në Shqipëri ka biseduar dhe është njohur me punën e oficerëve të NCA Agjencisë Kombëtare Britanike Kundra Krimit të Organizuar të cilët janë vendosur në vendin tonë.

Qëllimi i kësaj vizite nuk është vetëm për të forcuar bashkëpunimin, marrëdhënia jonë është e mirë, por gjithashtu për të parë se si sjellja jonë operacionale dhe partneritetet tona forcohen më shumë kështu që ne mund të godasim dhe të shkojmë pas atyre që po shkaktojnë rrezik në Mbretërinë e Bashkuar”.