Prej disa ditesh PD eshte kthyer ne diskutimin e plehrave, duke akuzuar maxhorancen per biznesin e inceneratoreve. Por maxhoranca i ka kujtuar epoken kur Basha ishte keyrtar i Bashkise dhe pleherat u bene mal ne Tirane.
Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryeministri më tej shkruan se shqiptarët nuk janë budallenj dhe nuk kthehen më tek plehrat.
Kryeministri Rama ne Twitter:
Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!
Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!
E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul! Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen, aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!
VERITAS.COM.AL