Shqipëria ndodhet sot në udhëkryqin më të madh që prej rënies së komunizmit  tridhjetë vjet më parë. Shqiptarët po ia mbathin nga  sytë këmbët dhe vala e viteve  të fundit të emigracionit është vala e të rinjve dhe e familjeve të reja, veçanërisht shtresa e mesme e arsimuar, e cila, nga mungesa

e ligjshmërisë dhe shpresës, po largohet pa kthyer kokën pas. Këta njerëz që sot largohen, madje edhe ata të cilët kanë marrë paga relativisht të larta për tregun shqiptar, por edhe profesionistë të mirë, dhe njerëz që duan të shpëtojnë dhe të gjejnë të ardhmen, janë fatkeqësisht ata që nuk do të kthehen më, pasi largohen nga mungesa e besimit që ky vend do të bëhet ndonjëherë. E gjithë kjo pjesë vitale e popullsisë, e cila e shpreh zemëratën me largim, duke u bashkuar me uljen e ndjeshme demografike të vendit si dhe gjithë të tjerët, të cilët kanë ulur kokën dhe i ka kapluar dëshpërimi social dhe apatia për të ndryshuar diçka, përbëjnë sinjalin më negativ të tridhjetë viteve të fundit. Fajtorët e këtij dëshpërimi duhet t’i gjejmë te vetja në radhë të parë, te ne që kemi lejuar me votë dhe pa votë, me moskokëçarje, por edhe me ndërgjegje që vendi të rrëshqasë në një diktaturë “moderne”, e cila ka shumë tipare të diktaturës komuniste që ne e kemi vuajtur pesëdhjetë vite, por e veshur me petkun e modernizmit dhe liberalizmit të shfrenuar, shumë larg nga liberalizmi klasik që ne synonim tridhjetë vite më parë. Ekonomia është rrënuar nga zhdukja me kujdes e shtresës së mesme që sapo kishte nisur të ngrihej njëzet vitet e fundit, biznesi i vogël dhe i mesëm që sapo kish nisur hapat e parë po zëvendësohet fuqishëm nga një kastë biznesesh të mëdha që fshihen pas disa emrave të njohur “oligarkësh”, të cilët nga hiçi arritën të bëhen miliarderë në kurriz të taksapaguesve të varfër shqiptarë, por edhe duke marrë financime okulte nga jashtë vendit dhe tani marrin format e të famshmeve PPP-ve, si afera të pastra korruptive dhe krejtësisht të pakontrolluara nga shteti që mungon.

Droga, krimi i organizuar dhe paligjshmëria janë ulur këmbëkryq dhe ne shqiptarët e thjeshtë vazhdojmë të vëzhgojmë, të diskutojmë me zë të ulët nëpër kafene e në shtëpi, duke menduar se dikush nga jashtë do të vijë të shpëtojë vendin tonë që lëngon dhe rrëshqet çdo ditë në paligjshmëri dhe nocioni shtet venitet dhe zhbëhet çdo ditë.

Ngjarjet e rënda tashmë nuk zgjasin as tri ditë, por zëvendësohen nga ngjarje të tjera më të rënda, të cilat kanë në kokë një regjim politikanësh të korruptuar, që mundohen të fitojnë dhe të majmen duke vendosur që nga prona e gjithsecilit prej nesh deri te Teatri Kombëtar, nga se kush do të drejtojë kanalet televizive dhe deri te mbyllja e mediave sociale, nga cila dosje hap Prokuroria e deri te çfarë vendimesh marrin gjykatat e mbetura ne vend, nga kush fiton ndërtimin e akseve rrugore e deri kush merr koncesionin e rrugës, së detit, të lumit, të ajrit e të ushqimit… dhe ne vazhdojmë e dëgjojmë, shikojmë, diskutojmë nën zë dhe nuk reagojmë, por vetëm presim se ndërkombëtarët do të zbarkojnë e do na shpëtojnë nga e keqja.

Ne vetëm tani kemi nisur të kuptojmë që problemi i këtij vendi është kasta aktuale politike, është “diktatura moderne me ngjyra” e qeverisjes aktuale, janë partitë politike që nuk ofrojnë alternativë, por vazhdojnë qahen dyerve të kancelarive ndërkombëtare, ata që kanë ndaluar meritokracinë, ata që kanë lejuar zgjedhjet e cenuara dhe cenojnë çdo ditë lirinë e zgjedhjes, duke përzier krimin apo oligarkinë që vetëm nuhat ndërrimin e pushtetit dhe ndërron kahe, ata që e kanë ngritur si majtas, edhe djathtas, piramidën e vendimmarrjes dhe jo demokracinë e brendshme, janë ata të cilët përdorin popullin si turmë dhe fasadë në gjoja platforma, protesta dhe tubime politike dhe jo si bashkëbisedues, janë ata të cilët si në pushtet, edhe jashtë tij, bëjnë marrëveshje në emër të popullit pa konsideruar të mirën publike dhe interesin publik, por vetëm majmjen e tyre.

Pra, ka ardhur momenti që ky popull të reagojë përtej apatisë dhe depresionit social dhe të largojnë këtë establishment (sistem politik) në të dyja anët dhe të dialogojmë për atë se çfarë mendon ky popull se duhet bërë ndryshe e të propozojmë një model zhvillimi ku shteti të ketë sa më pak fuqi mbi individin, mbi tregun, mbi biznesin, por edhe ta mbrojë; ku fermeri të tregojë vetë modelin si duhet të duket bujqësia shqiptare në tridhjetë vitet e ardhshme në mënyrë që të jetë konkurruese; ku studenti dhe pedagogu të tregojë modelin që do të shohë në arsimin e mesëm dhe të lartë, ku interesi publik t’i zërë vendin interesave të ngushta të biznesit në arsim e në çdo fushë; ku mjeku dhe specialisti i shëndetësisë duhet të vendosin mbi reformën në shëndetësi dhe mënyrat si mund të parandalohet ikja masive e mjekëve dhe infermierëve, imazheristëve dhe radiologëve; dhe gjykatat dhe sistemi i drejtësisë të jetë krejtësisht i pavarur dhe ku droga e krimi të mos jenë më pasaporta dhe reklama e Shqipërisë në botë.

Këtë mund ta ofrojë një e djathtë e riorganizuar, një e djathtë me vlerat e saj më të mira ideologjike, një e djathtë që nuk do të lejojë më që i gjithë pushteti politik i vendit të bjerë në dorën e një personi apo politikani të vetëm, një e djathtë që do të rikthejë decentralizimin territorial të vendit, një e djathtë që ofron konkurrencë në treg dhe biznes, një e djathtë që promovon pronën dhe fjalën e lirë si liritë themelore të njeriut, një e djathtë që e ka bazën e saj te traditat më të mira të vendit, tek antikomunizmi, Zoti, familja dhe sovraniteti, një e djathtë që promovon meritokracinë dhe zgjedhjet e lira brenda vetes, një e djathtë që nuk përjashton mendimin ndryshe, e një e djathtë që ndihmon për rrjedhojë në ringritjen e një të majte po aq konkurrente.

E pa një Parti Demokratike konkurrente dhe të reformuar në deje, të besueshme për popullin dhe për aleatët në botë, dhe që ndjell shpresë te çdo segment i popullsisë djathtas ose majtas, skena politike shqiptare do vazhdojë të lëngojë dhe kështu kasta e politikanëve që sot na udhëheqin në qeverisje dhe në opozitë, ata të cilët mbajnë peng zhvillimin dhe integrimin e vendit dhe kanë mbi supe fajin e keqqeverisjes, shkatërrimit të shtetit dhe “oligarkizmin” e vendit do të vazhdojnë të drejtojnë dhe për pak do ta çojnë vendin drejt greminës. Reformimi i skenës politike shqiptare si një emergjencë kombëtare duhet të ndodhë me nisjen e një dialogu të brendshëm mbarëpopullor, fillimisht brenda Partisë Demokratike dhe më pas i të gjithë shoqërisë.

Ky reformim duhet të nisë nga hapja e partisë, paraqitja e një platforme ideologjike kombëtare, rikthimi i intelektualëve dhe i njerëzve të thjeshtë, vijon nga faqja 1 ku ndërrimi i elitave politike të vendit dhe ndryshimi i strukturës politike dhe ideologjike të Shqipërisë 30 vjet pas rënies së komunizmit, të jetë thirrja për shpëtim kombëtar.

Rikthimi i demokracisë së brendshme, rikthimi i zgjedhjeve të lira brenda partive politike ku të mbizotërojë konkurrenca e jo fjala e kryetarit, fillimisht brenda partive politike pasi kjo reflekton në klimën e zgjedhjeve në të gjithë vendin, përgatitja e një Kodi Zgjedhor me lista të hapura, ngritja e një mekanizmi për ndalimin e financimeve okulte dhe nga grupe jashtë sistemit politik të partive politike, rikthimi i mendimit ndryshe në parti dhe kalimi i strukturave të brendshme partiake si struktura jo më në funksion të kryetarëve, rikthimi i debatit të hapur dhe thithja e mendimit programor nga anëtarësia, e deri te rikthimi i besimit të qytetarëve te shteti duhet të jenë tema të sinqerta të bashkëbisedimit qytetar me synimin e vetëm të kthimit të shtetit në funksion të qytetarit dhe jo anasjelltas siç është sot.

Për këtë arsye, është momenti për të nisur këtë bashkëbisedim me qytetarët shqiptarë nga veriu në jug, për të rikthyer në vend traditën e odës dhe për të ringritur përfundimisht të djathtën Shqiptare, brenda një Partie Demokratike të riorganizuar dhe që ngjall shpresë e që nuk jep ultimatume duke përdorur mekanizma ekstrapolitikë, marrëveshje okulte, opozitë pa strategji e protesta pa brumë, si e vetmja mundësi për të shpëtuar vendin nga e keqja më e madhe e tridhjetë viteve të fundit dhe këtij tranzicioni të tejzgjatur politik social dhe ekonomik, si dhe për të nisur një epokë të re me një elitë të re politike e një sistem drejtësie krejtësisht të pavarur që të jetë në shërbim të qytetarëve të këtij vendi.

Le të nisim me këtë bashkëbisedim mbarëpopullor dhe pa ngarkesën e politikanëve zullumqarë e individualist, të dëgjojmë dhe jo të flasim, të shikojmë dhe jo të japim opinione e më pas të kalojmë në etapën e re të përgatitjes së një programi për ringritjen kombëtare. Duhet të bashkohemi të gjithë, intelektualë, qytetarë të thjeshtë, gazetarë, arsimtarë, artistë, njerëz që duan kombin, familjen dhe Zotin, në këtë mision të madh për të shpëtuar vendin dhe për t’i thënë ndal shkatërrimit të shtetit para syve tanë nga një grup njerëzish të papërgjegjshëm.

E atëherë kur ta kemi nisur këtë lëvizje mbarëkombëtare, mund t’i mbajmë shpresat që aleatët tanë realë do të kthejnë sytë përsëri nga ne e do t’i japin dorën e fundit ribërjes së Shqipërisë. (Panorama)

 

 

 

Boris Johnson is the EU’s nemesis. But could he be Europe’s saviour?

Matthew Leeming

 

It is a curious and rather moving experience to see someone you have known for thirty-five years standing in front of that famous black door in Downing Street. The idea that Boris is a buffoon is ridiculous to anyone who knows him. He is funny because he has a fundamentally comic vision of the human condition, like many clever people. You spend most of a lunch with him laughing. But he is one of the cleverest people I have ever met. His staff at the FCO said he actually read what they had written and asked for more. So I appeared on Sky News a few days ago bigging him up:

 

‘Don’t mistake his comedic ability for incompetence. Yes, he can’t see a joke without making it (an attractive failing) but he is extremely intelligent. He can wrong-foot you in an argument very quickly. He will be a leader who articulates a vision and a strategy to get there and then hires and motivates very good people to do it. I think he succeeded in doing that at City Hall.’

 

I have found that appearance gave me a lot of street cred at my local Wetherspoons, where I am now treated as a person of national importance. The same can’t be said for my status at an Oxford high table, where my connection to Boris has made me a pariah. Dons felt the same way about Mrs Thatcher, of course.

 

I do not live in London but, like an anthropologist, make field trips into the capital, sometimes prolonged and dangerous, and talk to people – members of the elite – who don’t realise just how different their worldview is from that of people who live and work in the provinces. Out here, Boris’s views on the EU find a ready echo in ordinary people.

 

The Establishment might better consider how their opinions have got so out of kilter from the rest of the country. Rather than blaming Boris and Leave for appealing to the worst aspects of human nature, they might better try to understand how and why their views differ from a large chunk of society. Hillary Clinton’s comments, that Trump’s supporters were ‘a basket of deplorables’, catches this failure perfectly. In a democracy, this has electoral consequences for politicians, as Clinton now knows.

 

Boris’s populism (for that is how it is going to be spun by some) has taken on two arguments, on which he may very well be proved right. First, that the nation state is the primary (perhaps the only) object of an individual’s loyalty to a larger whole. Second, that Brexit is a huge economic opportunity.

 

Nationalism is condemned by some as an outdated concept. It certainly can be used for harm and is a necessary condition of most wars. But what if Boris is right and there is no equally effective substitute for the nation state? Perhaps, like religion, it can show people at their worst, but it may, too, bring out their best. Perhaps human nature and the love that many people have for their country cannot be easily overwritten by loyalty to a twenty-seven member semi-democratic club.

 

Those of us who remember the rapidity of the collapse of another undemocratic, economically illiberal and unpopular multi-state coalition in 1991 would not be surprised if the EU disappeared equally quickly. I am not suggesting that the EU is anything like the Soviet Union but it does share at least those three characteristics with it. All history tells us that multi-state coalitions are fragile things. And the Soviet Union was also the subject of quasi-religious veneration by some lefties.

 

By standing up to the EU, Boris may show it to be the paper tiger that sceptics have always suspected it to be. For the EU, Brexit presents an existential crisis – if Britain leaves and make a success of it, it is the beginning of the end for it. Others will surely follow, as squeaking rats scurry over the side of a sinking ship. For that reason, they were never going to make it easy for us to leave and May should have been prepared for a battle to the death – which means leaving without a deal.

 

If Boris can get us out and then call to that basic, decent patriotism across Europe – to countries, rather than Brussels – he could be a figure of the same international weight as his heroes Churchill and Thatcher, both politicians with a visceral connection to the nation state.

 

We know that Boris has prepared for being PM by studying the greatest of all his predecessors – what better preparation could there be than studying Churchill? – and perhaps what he says, and does now, could lead all Europe into broad, sunlit uplands. I wonder if we are now in one of those tides-in-the-affairs-of-men moments? Perhaps these are great days not just for him but for all of us.

 

The second argument that has taken him to power is his articulation of a vision of Brexit as a huge opportunity, a giant Singapore, a free trade superpower off the coast of Europe, with a free trade deal with America and a free trade with Europe. Remain did not have such a powerful idea – all those who want Britain to stay in the EU can say is that it’s not possible to leave or that bad things would happen if we did.

 

I spent a year living in Poland with a fairly prominent continental pro-EU politician and all the arguments I heard from him were: ‘It’s too difficult for you to leave’, rather than any concrete advantages to Britain. Other arguments were silly: ‘When you reapply we will make you drive on the right’. But these suggested that Leave had disrespected something sacred.

 

Boris started that lese-majeste with comic Daily Telegraph stories on the Eurocrats’ anathema towards wrongly-shaped bananas or their supposed attempts to axe the much-loved figure of the Oxford college chaplain. But if there are concrete benefits to membership of the EU to counterbalance its costs (and there are some) let’s hear them.

 

Theresa May conducted a masterclass in how not to negotiate. In future, business school students (and I used to be one) will be taught her EU negotiation strategy in order to avoid it. The textbooks of negotiation tell you that you need a BATNA: the Best Alternative to a Negotiated Agreement. In this case, leaving without a deal. But while May said no deal was better than a bad deal, she showed no sign of being prepared for this and it seems that Sir Humphrey and the Establishment had told her that it would be disastrous.

 

How successful a PM is is often out of his or her hands. If the Falklands had not been invaded, then Mrs Thatcher would probably not have won the 1983 election. She would have been a female Edward Heath without the laugh. Instead, she became a great figure.

 

So let’s see whether events will fall favourably for Boris. But Boris does have the personal qualities that could make him into a great PM. He has what Aristotle called greatness of soul – generosity of spirit, a desire to believe the best of people, a lack of pettiness and envy which is rather uncommon – so I do not think that the greatness of the office will find him out. It will come down to events and that means luck.

 

Does Boris have luck, the quality Napoleon looked for in his generals? Well, so far, yes. He bet everything on the EU referendum and, against the odds, won. He has the great good luck of facing someone as spectacularly unelectable as Jeremy Corbyn, just as Mrs Thatcher did with the much more intellectually serious figure of Michael Foot; both of whom espouse a political philosophy that, for most people, was proven wrong long before its final collapse in 1991.

 

I wrote to Boris a few days ago to congratulate him. I finished by saying: ‘Remember, Caesar, you are mortal and all political careers end in failure’. But you have a hinterland, a life of the mind and, like Cincinnatus, can retire when the battle is done to the cool and solitude of a library in Oxford and write more books, although you won’t be popular with the dons.