Që mbetjet e rrezikshme që hynë në Shqipëri me 1300 kontenierë ndodhen të groposura në tokën e  Shqipërisë, tanimë kjo nuk vihet më në dyshim nga shumë media dhe vëzhgues.

Por ku ndodhen?

Sot është CNN që ka shkruar për këtë lajm të rëndë duke kërkuar vendin ku janë groposur.

CNN në gjuhën greke shkruan se, në Shqipëri kanë nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e kontenierëve. Është prokuroria e Durrësit që ka nisur verifikimet për këtë ngjarje, shkruan CNN.

CNN citon edhe median italiane “Pianeta Italia News” dhe gazetën “Roma”, në lidhje me këtë ngjarje, duke shkruar se kontenierët me mbetje të rrezikshme ishin nisur për në Maqedoni, por kurrë nuk kanë mbërritur atje.

Televizioni shkruan se janë 5 qytete ku dyshohet se janë zhdukur lëndët kimike: “Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra ose Dibra, këto janë qytetet ku dyshohet më shumë”.

/Veritas.com.al/