Koment/

Dy kandidatë të Bindjes Demokratike, janë tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Një ditë më parë është tërhequr kandidati për Bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj, ndërsa sot është tërhequr nga gara kandidati për Bashkinë e Kavajës, Bledar Sinella.

Por, ajo që bie në sy është fakti se të dy kandidatët e tërhequr, janë në bashki që njihen si bastione të PD-së, të dyja drejtohen nga PD-ja, ajo e Lezhës nga Fran Frrokaj, ndërsa bashkia e Kavajës, nga kryebashkiaku rekord me mijëra leje ndërtimi, Isa Sakja.

Mesa duket, Bindja Demokratike e ka më të vështirë me kryetarët në detyrë të Lulzim Bashës, të cilët kanë filluar kërcënimet dhe aferat e tyre.

Duke u ndier të rrezikuar dhe duke e parë se po humbin pushtetin dhe do ngelen pa karrige kanë filluar të kërcënojnë kandidatët e Bindjes Demokratike, por edhe ju ofrojnë atyre pazare. Duke iu ofruar ‘poste të rëndësishme nëse nuk kandidojnë’.

Gjithsesi, kjo duket të jetë edhe një herë një sjellje e stilit të Lulzim Bashës, që thjeshtë shihet të dështojë dhe duket që tashmë Bindja Demokratike është kthyer në një problem të madh për kreun e Republikës së Re, i cili kohët e fundit ka harruar që përballë si rival ka Edi Ramën.

Por, tashmë ai është kthyer në një sulmues agresiv dhe e shqetëson më shumë Bindja Demokratike dhe një e djathtë e vërtetë sesa kryeministri Rama, me të cilin ai shpesh ka bërë pazare dhe mund ta gjejë lehtësisht gjuhën.( CNA.al).