Nga: Astrit Patozi/
Nuk ka nevojë patjetër për revolucion që të sjellësh ndryshimin, le më pastaj që të bësh sikur si tek ne e të presësh realisht frute prej tij.
Shiko se si sllovakët, fare pa zhurmë, vendosën qartazi kundër kastës, që ua kish sjellë për gati 30 vjet në majë të hundës.
Ndërsa në Shqipëri po bëhet nami që të mos kemi mundësi tjetër për të zgjedhur, përveçse njërin prej 3 oligarkëve politikë, në mos të tre njëherësh. Sepse ata janë të gatshëm ta ruajnë dhe ta mbajnë njëri-tjetrin edhe atëherë kur ngjajnë se janë duke u vrarë dhe prerë me shoshoqin.
Diferenca është e thjeshtë: ata votojnë qetësisht për ndryshimin, ndërsa ne bëjmë luftë për vazhdimësinë.
Veritas.com.al/