Një grup deputetësh të opozitës ndodhen sot në qarkun e Kukësit për të ndjekur nga afër situatën e krijuar pas protestës së djeshme në Rrugën e Kombit.

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çela, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli, Arben Ristani dhe 3 deputetë të LSI – Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu janë duke ndjekur veprimet e Policisë ndaj protestuesve, shoqërimet, kontrollet, rastet e dhunës policore mbi ta, pasi kryeministri lajmëroi ndëshkime për ata që dogjën pikën e pagesave të Rrugës së Kombit në Kalimash; kryeministri Rama dje fajësoi opozitën si nxitëse e protestës.

Veritas.com.al/