Një aksident i rëndë automobilistik me një të vdekur ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Kukës – Krumë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Qafa  e Toblit. Një kamion i ngarkuar me ekskavator po voziste në këtë rrugë që është ndërtuar kohët e fundit.

Eskavatori ka rrëshqitur dhe ka zënë nën vete automjetin tip “Mitsubishi” që po kalonte pranë. Për rrjedhojë, shoferi i “Mitsubishit” H.N ka marrë dëmtime të rënda. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Veritas.com.al/