Javën e ardhshme, më datë 30 maj fillon edicioni i pestë i Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, i cili do të organizohet në Beograd dhe zgjat deri më 2 qershor, shkruan KultPlus.

Ky festival përmban një mundësi unike për të prezantuar skenën artistike dhe kulturore të Kosovës për audiencën e Begoradit.

Duke i prezantuar publikut performanca të ndryshme, që përfaqësojnë skenën kulture artistike moderne të Kosovës, festivali ka për qëllim të inicioj ndryshime kulturore dhe sociale në Kosovë dhe Serbi.

Festivali mëton që të krijojë një traditë bashkëpunimi përmes artit, e cila do të kontribuojë në normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ngjashëm me vitet e kaluara, vizitorët do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth skenës kulturore të Kosovës, përmes perfornancave muzikore, filmave, koncerteve dhe ekspozitave. Përveç kësaj, një pjesë e festivalit i dedikohet debateve dhe diskutimeve mbi të kaluarën dhe të ardhmen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit dhe rrjetizimit mes dy shoqërive.

Veritas.com.al/