Mesa duket kaq iu desh: sapo shpalli divorcin, Drew Barrymore vendosi të shkojë ta festojë në… Las Vegas!
Nëse të martohesh është një sebep plus për të festuar, mësoni se edhe divorci nuk është më pak sebep! Në fakt, në SHBA, të sapodivorcuarit po e bëjnë të modës të festojnë për të celebruar “lirinë”dhe beqarinë e rikthyer!
E sapodivorcuar nga aktori Will Kopelman, aktorja e “Charlie’s Angels”fluturoi për Las Vegas në shoqërinë e miqve të saj për të festuar lajmin siç e meriton!
Në program? Gara makinash, relaks në pishinë, ushqim të mirë por sidomos çaste të bukura të kaluara mes miqsh! Edhe këngëtarja Jennifer Lopez është ftuar t’i bashkohet grupit! E gjitha kjo, vetëm e vetëm që Drew Barrymore ta nisë jetën e re… me këmbë të mbarë!