Emanuel Pietrobon

George Soros është një nga personazhet më të përfolur të dekadës së fundit. I idolatruar dhe i prezantuar nga disa si një kampion i liberal-progresizmit dhe filantropist, i akuzuar nga të tjerët si arkitekt i një morie puçesh dhe revolucionesh me ngjyra në të gjithë botën. E vërteta, siç ndodh shpesh, qëndron diku mes tyre: Soros është, në të njëjtën kohë, një patron, një spekullator financiar dhe një nga shumë agjentët në shërbim të kompleksit ushtarako-industrial të SHBA.

Fëmijëria dhe formimi

George Soros lindi në Budapest më 12 gusht 1930 me emrin Gyorgy Schwartz. Djali i dy hebrenjve të pasur që i përkisnin shoqërisë së lartë – babai ishte një avokat, investitor dhe esperantist, nëna vinte nga një familje sipërmarrësish tekstili , ai e mori mbiemrin aktual në moshën gjashtë vjeç me iniciativën e prindërve të tij.

Theodor, babai, për të lejuar familjen të shkrihej në kontekstin politiko-kulturor xhudeofob që gradualisht po krijohej nën ndikimin e nazizmit gjerman, në 1936 vendosi të adoptojë një mbiemer të ri: Soros. Mbiemri palindrom, që në Hungarisht do të thotë “trashëgimtar” dhe në Esperanto është ekuivalent me të ardhmen e foljeve “ngrihem”, “ngjitem” dhe “me ngrit”, pastaj do të mbahej për jetë nga investitori i ardhshëm.

Nga babai i tij, Soros mëson gjuhën Esperanto dhe trashëgon një pasion për internacionalizmin dhe një konceptim laik të Xhudaizmit, duke filluar të zhvillojë një vizion të qartë dhe neto të botës në një fazë të hershme. Ai dhe familja e tij i mbijetuan pushtimit nazist të Hungarisë, në 1947 ai u transferua në Angli për të studiuar filozofi në London School of Economics.

Përvoja në Londër do ta kishte ndryshuar atë përgjithmonë: në ato vite ai u takua me Karl Popper, profesorin e tij të filozofisë, duke mbetur krejtësisht i magjepsur nga koncepti i një shoqërie të hapur dhe nga ideja se Perëndimi, bota e lirë, ishte e destinuar mesianikisht të luftonte të gjitha format e autoritarizmit dhe totalitarizmit. Soros, i lindur në internacionalizmin Esperantist dhe i nderthurur në mendimin popperian, vendosi që do të transformonte mbrojtjen e shoqërisë së hapur në objektivin e ekzistencës së tij.

 Soros gjatë Luftës së Ftohtë

Përvoja në London School of Economics përfundon në 1954 me arritjen e një masteri në filozofi. Po atë vit, hungarezi i ri arriti të merrte punën e parë të madhe në karrierën e tij: i punësuar në bankën e investimeve Singer & Friedlander. Shkathtësia dhe zgjuarsia e Sorosit nuk kaluan pa u vënë re brenda institucionit dhe një koleg, Robert Mayer, i dha atij një punë në Nju Jork në shtëpinë e brokerimit familjar, F. M. Mayer.

Aventura e re, e cila filloi në 1956, do ti lejojë Sorosit të specializohet në dy sektorë: tregjet evropiane dhe investimet. Duke zbatuar me guxim teorinë e rifleksibilitetit të Popper në analizën e tendencave në tregjet financiare, Soros arrin të ndërtojë ne kohe te shkurter famën e analistit te pakonkurrueshëm te aksioneve, veçanërisht Evropianë.

Në vitet 1960 ai vendosi të kthehej në Angli për të thelluar studimet e tij në filozofi dhe pikërisht këtu ai filloi të interesohej për politikë, për shkak të fillimit të Luftës së Ftohtë, dhe të hidhte hapat e tij të parë në botën e financave spekulative. Në vitin 1966 ndodhi eksperimenti i tij i parë i pavarur financiar, hapja e një fondi prej 100 mijë dollarësh, suksesi i të cilit, tre vjet më vonë, e prezantoi atë me falenderimet e investitorit Jim Rogers, me të cilin ai krijoi fondin mbrojtës Double Eagle, nisur me një kapital fillestar prej katër milion dollarësh.

Paratë e grumbulluara përmes Double Eagle do të investoheshin për hapjen e Soros Fund Management, inauguruar në 1969 dhe ende sot funksional, i cili me kalimin e kohës është bërë një nga fondet e investimeve më fitimprurës në histori. Interesi për politikën, i cili është rritur me kalimin e viteve, kthehet në aktivizëm falë kapitalit të prodhuar nga fondi: në vitet shtatëdhjete ndodhin donacionet e para për lëvizjen anti-aparteid në Afrikën e Jugut, i cili u pasua nga një lëvizje e pacaktuar e likuiditetit per te mbeshtetur disidencen antikomuniste dhe demokratizimin në Evropë te Paktit të Varshavës.

Financa dhe spekullimi

Deri në 2017, vit ne te cilin ai dhuroi një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij për Open Society – një rrjet fondacionesh dhe organizatash joqeveritare që ai krijoi në 1993 për të promovuar idenë e një shoqërie të hapur në të gjithë botën – Soros ishte në vendin e nëntëmbëdhjetë në renditjen e njëzet miliarderëve në planet, me një pasuri neto të vlerësuar prej 25 miliardë e 200 milion dollarë. Sot, për shkak të ketij vetë-dhurimi të jashtëzakonshëm, Soros ka zbritur në vendin e 318-të, duke rezultuar titular i një pasurie prej 7 miliardë e 600 milion dollarë.

Pasuria e pabesueshme, e bashkuar me mendjemprehtësinë per biznes, e ka lejuar Sorosin të shndërrohet në një nga spekullatorët më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm financiar në planet. I tillë është ndikimi që manjati hungarez do të ishte dhe është në gjendje të ushtrojë në tregjet financiare, saqë laureati i Nobelit në ekonomi Paul Krugman foli për një “efekt Soros” për të denoncuar fenomenin e “investitorëve që nuk lëvizin vetëm para në pritje të një krize monetare, por ato bëjnë më të mirën për të shkaktuar kriza të tilla për argëtim dhe perfitim ”.

Italia dhe Mbretëria e Bashkuar përjetuan vdekjeprurjen e efektit Soros në vitin 1992. Më 16 Shtator të atij viti, qe hyri në histori si “E Mërkura e Zezë”, spekullatori shiti miliarda lira dhe sterlina hapur, duke shkaktuar një krizë që do të kishte percaktuar daljen e dy vendeve nga Sistemi Monetar Evropian. Puna e spekulimeve, e cila lejoi Sorosin të fitonte më shumë se një miliard dollarë në një ditë të vetme  dhe të hynte në histori si “njeriu që theu Bankën e Anglisë”, ishte veçanërisht destabilizuese për Londrën: 3 miliardë e 300 milion £ dëm.

Mendimi politik dhe filozofik

Soros është një mbështetës i palëkundur i shoqërisë së hapur të Karl Popper, profesorit të tij dhe mentorit të rinisë, nga i cili rrjedh emri i rrjetit të tij të fondacioneve dhe organizatave joqeveritare. Midis 1984 dhe 2017, Soros angazhoi 34 miliardë dollarë për të financuar operacionet e Shoqërisë së Hapur në botë.

Rrjeti i shoqërisë së hapur ka programe dhe iniciativa në 120 vende, në të cilat promovon idealet e Popper, por edhe përhapjen e ndjenjave anti-autoritare dhe vlerave liberale-progresiste, ndër të cilat spikatin pranimi i abortit, eutanazia dhe homoseksualiteti, demonizimi i dënimit kapital dhe legalizimi i drogave të lehta.

Koherent me bindjet e tij politike, më liberal sesa liberal, Soros është një mbështetës për një kohë të gjatë i Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara, iniciativat shoqërore dhe civile të së cilës ai subvencionon, të cilat ai ndihmon përmes instituteve dhe think tank-eve, dhe që ai mbështet pa kushte në emërimet për president. Mobilizimi i manjatit në favor të Demokratëve ka patur dy kulme: i pari në 2004 dhe i dyti në 2020. 27 milion dollarë për të shmangur rizgjedhjen e George Bush Jr në rastin e parë, 28 milion e 300 mijë dollarë për të parandaluar një bis të Trumpit në te dytin.

Një axhendë e pavarur apo një peng i Shteteve te Bashkuara?

Morton Abramowitz, ish ambasadori amerikan në Tajlandë dhe Turqi, është i njohur sepse e ka përcaktuar Sorosin si “i vetmi qytetar privat me nje politikë te tij të jashtme”. Por kjo axhendë ndërkombëtare, shume kuriozisht, përshtatet në mënyrë të përsosur me interesat e Shtëpisë së Bardhë që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Përmes rrjetit të shoqërisë së hapur, Soros ka luajtur një rol vendimtar në rënien e komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore, pasi kishte financuar Solidarnosc në Poloni, Carta 77 në Çekosllovaki, disidencën anti-qeveritare në Hungari dhe veprimtarinë e Andrei Sakharov në Bashkimin. Sovjetik .

Në periudhën pas Luftës së Ftohtë, aktivitetet e Shoqërisë së Hapur përfshinin të gjithë hapësirën post-Sovjetike, nga Kaukazi Jugor në Azinë Qendrore, duke u ndalur në Kazakistan dhe Turkmenistan pas revolucioneve me ngjyra të Gjeorgjisë (2003) dhe Ukrainës (2004-05). , të cilat ishin ushqyer nga fondacionet e Sorosit.

Teza e Abramowitz nuk qëndron për një arsye tjetër: rrjeti i shoqërisë së hapur, përveç që jeton nga paratë e caktuara nga themeluesi, mbështetet gjerësisht nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), një rrethanë mbi të cilën disa senatorë kishin tentuar të hetonin në vitin 2017. Fondet qeveritare, në rastin në fjalë, u vunë në dispozicion nga administrata e dytë e Obamës për të forcuar praninë e Shoqërisë së Hapur në Maqedoninë e Veriut, pre e paqëndrueshmërisë sociale dhe politike që nga viti 2015 dhe me sa duket objekt i vëmendjes së veçantë nga Soros për shkak të konsolidimit të së djathtës konservatore.

Ashtu si Maqedonia e Veriut,edhe Shqipëria, Izraeli, Turqia dhe Vende te tjera kane denoncuar aktivitetet e rrjetit “Shoqëria e Hapur”, edhe pse përplasja ka arritur dimensione vërtet unike vetëm në një kontekst: Hungaria e Fidesz. Viktor Orban ishte i vetmi politikan evropian që, pasi ekspozoi para publikut rrezikun e Sorosit, filloi të mbrojë veten përmes ligjeve që synojnë kufizimin dhe kontrollimin e punës së organizatave joqeveritare dhe mbylljen e Universitetit të Evropës Qendrore, të themeluar dhe të financuar nga manjati-spekulator.

Lufta ndaj euroskepticizmit dhe të djathtës konservatore nga një anë, Soros është gjithashtu një kundërshtar i njohur i Rusisë dhe Kinës, që, jo rastësisht, figurojnë ndër objektivat kryesorë të Shtëpisë së Bardhë. Rrjeti i Shoqërisë së Hapur, në këtë drejtim, “luajti një pjesë të rëndësishme në ngjarjet” e Euromaidanit me vetë pranimin e Soros dhe me bashkëpunimin e administratës Obama.

Në fund, siç ka observuar Andrea Muratore në InsideOver, megjithëse Soros portretizohet si “armiku” nga një pjesë e së djathtës amerikane, botëkuptimi i tij nuk distancohet shumë nga mendimi i ideologut të sovranizmit, Steve Bannon, duke rezultuar praktikisht identik përsa i perket Kines.

Jo një qytetar privat me axhendën e tij politike, por një miliarder që ka gjetur një mënyrë për të kombinuar pasurimin personal dhe ndjekjen globale të interesave të Deep State të Shteteve të Bashkuara; jo një marionete, por një buratin (një nga shumë).

VERITAS.COM.AL/