Në një letër urimi dërguar Ramës për krijimin e qeverisë së re, Kurti i ka bere ftese Rames që të vizitojë Kosovën.

“Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar Ramës.

Kësaj ftese Rama iu përgjigj menjëherë pozitivisht, duke konfirmuar praninë e tij në Kosovë menjëherë pasi të kthehet nga Asmableja e OKB. Në një mendje të dy liderat janë treguar sa i përket zhvillimit të një mbledhje të përbashkët të të dy qeverie sa më shpejt.