
Bllokada në Kuvendin e Kosovës është tani temë edhe në mediat botërore.
Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruar gazeta gjermane Frankfurter Rundschau.
Artikulli i shkruar nga gazetari Thomas Roser, thekson se faji per kete ngerc është tek kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Vetëvendojes, Albin Kurti duke u konsideruar si nje aktor politik qe nuk eshte i gatshem per kompromis.
Gazeta në fjalë, përmendi një nga një edhe pasojat e bllokimit.
“Ndërsa inflacioni u rrit në 4.3 përqind në qershor, niveli më i lartë në dy vjet, asnjë legjislacion nuk është miratuar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është ratifikuar, asnjë fond i miratuar dhe asnjë pozicion udhëheqës vakant në institucionet shtetërore nuk është plotësuar për më shumë se gjysmë viti”, shkruan në artikullin e Frankfurter Rundschau.
Gazeta gjermane nenvizon edhe humbjen e shumicës absolute te VV ne keto zgjedhje, duke theksuar se besimi i elektoratit ndaj Kurtit është tkurrur ndjeshëm.
“Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e majtë populiste Vetëvendosje (VV) e udhëhequr nga kryeministri në largim Albin Kurti doli qartë si partia më e fortë me rreth 42 përqind të votave, por humbi shumicën absolute. Opozita e konsideron kandidaten e nominuar nga VV dhe ish-Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu të papërshtatshme për këtë pozicion për shkak të qëndrimit të saj polarizues.
Sipas gazetes gjermane, Kryeministri aktual Kurti nuk shihet as veçanërisht i gatshëm për kompromis dhe as si lojtar ekipi.
Edhe pse Haxhiu vazhdimisht ka dështuar të sigurojë shumicën e kërkuar prej 61 votash në gjashtë përpjekjet e mëparshme zgjedhore, VV-ja deri më tani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zëvendësuar kandidatin e saj.
Nderkohe sipas gazetes gjermane, vendi po humb mundesi te medha ekonomike: miliona euro nga fondet e BE nuk mund te aplikohen apo te aksesohen pa miratimin e parlamentit.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare ne vend u mbajten me 9 shkurt po qytetaret nuk e dine ende se cili eshte konfigurimi I qeverise se re apo nese do te shkojne ne zgjedhje te parakohshme.
Komente