Kryeministri ne detyre i Kosoves Albin Kurti, vijon te sfidoj sistemin e drejtesise ne vend.

Ai nuk eshte paraqitur ne Prokurorine Speciale kete te marte, edhe pas urdhrit te Gjykates Themelore ne Prishtine qe ai te deshmoj per rastin ne hetim, qe lidhet me keqperdorimin e rezervave shteterore.

Një ditë më herët, ishte Ministria e Arsimit e Kosovës qe paralajmeroj mosrespektimin e instituicioneve te drejtesise ne vend nga ky ekzekutiv, teksa njoftoj se Kurti ne kohen qe do te duhet te jepte deshmine e tij, do te merrte pjese ne vendosjen e gurit te themelit te nje çerdheje ne Gjilan.

Dhe ne fakt keshtu ndodhi.

Nga Gjilani, Kurti perseriti qendrimin e tij se nese prokuroria e ka pasur të rëndësishme dëshminë e tij, do te duhej te paraqiteshin prokuroret ne zyren e kryeministrit dhe se sipas tij, ky sistem drejtesie me shume po lufton qeverine sesa krimin dhe korrupsionin.

Kurti pretendon se Prokuroria ka marrë dëshmi në zyrën e kryeministrit edhe në të kaluarën – pa përmendur ndonjë emër – ndërsa refuzimin e tij për të shkuar në Prokurori e arsyeton me deklaratën se nuk dëshiron të bëhet “lajm botëror” se kryeministri i vendit po dyshohet per nje rast korrupsioni, ç’ka sipas tij do te perdorej nga kundershtaret e tij politik.

Në linjë të njëjtë me të është edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu. Për të kërkesa e Prokurorisë ndaj Kurtit është politike.

Po çfare ndodh pas ketij refuzimi te trete?
Kryeministri Kurti rrezikon tani fillimisht te perballet me nje gjobe dhe ne rast te mosbindjes perseri per te deshmuar me burgim deri ne 30 dite sipas Kodit te Procedures Penale.

Vete prokuroria, pas veprimit te Kurtiti si ne te gjithe rastet e tjera te ngjashme penale, njoftoj se tashme do te veproj sipas ligjeve ne fuqi.

Më 2023, tre zyrtare u arrestuar për rastin e rezervave shtetërore, në mesin e tyre edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *