Pas tensioneve të shumta në komunat e veriut dhe sanksioneve perëndimore Kryeministi i Kosovës Albin Kurti është tërhequr pa kushte nga qëndrimi I tij I vetëm kundër të gjithëve.
Njeriu i cili krijoi një krizë të paprecedentë në marrdhëniet diplomatike të vendit me aleatët perëndimor dhe partnerët Strategjik ka zgjedhur që të ndryshojë qasje.
Prania Policore do të zvogëlohet me 25% në komunat e Veriut të Kosovës, kjo është ajo çfarë njoftoi Prishtina Zyrtare ndërsa deri para pak ditësh ishte Kryeministri Albin Kurti ai I cili deklaronte se nuk do të tërhiqej përballë kriminelëve serb.
Kjo tërheqje e forcave të Policisë vjen si një dakordësim mes Prishtinës dhe Brukselit në takimin që u mbajt në Bratislavë ditën e hënë mes të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak dhe zëvendës kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Policia e saj në Bashkëpunim me KFOR-in dhe Eulexin , sipas nevojës dhe gjendjes së sigurisë do të vendosin për të zvogëluar më tej numrin e Policëve.
Ishte po e njëjta qeveri e cila deri para pak ditësh bënte me gisht ndaj Misionit paqeruatës të Natos dhe Trupave të KFOR-it duke thënë se ata nuk ishin në gjendje që të dënonin agresorin serb.
Prishtina zyrtare ka deklaruar gjithashtu se do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të reja në 4 komunat e veriut pas stinës së Verës, ndërkohë që ishte pikërisht Qeveria Kurti ajo e cila kërkoi që të vendoste në zyrat e këtyre Komunave kryetarët e zgjedhur me pjesmarrjen e më pak se 3% .
Teksa situata përkeqësohej në Veri të Kosovës disa javë më Parë Albin Kurti deklaronte se nuk e dinte nëse do të shkonte në Bruksel, ndërsa sot qeveria e Kosovës thotë se do të ketë një takim në nivel kryenegociatorësh mes Besnik Bislimit nga Kosova dhe Petar Petkovic nga Beogradi në Bruksel .
Në këtë takim synohet finalizimi I planit për zbatimin e Marrveshjes së Normalizimit të marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nisja e respketimit të të gjitha nenenve të marrëveshjes.
Në njoftimin e qeverisë së Kosovës thuhet se të gjitha veprimet e sipërpërmendura do të finalizohen brenda një periudhë dy javore.
Por tërheqja e menjëhershme e qeverisë së Kosovës nga qëndrimet e saj refraktare, ka dhe një detaj të padukshëm. Ajo u bë publike me një deklarate gati afër mesnatës të ditës së martë dhe në faqen e qeverisë në internet. Pak orë më herët Ëashingtoni kishte deklaruar futjen në listë të zezë të shefit serb të shërbimeve sekrete, famëkeqit Vulin, i cili jo rrallë i drejtohej shqiptarëve me shprehjet fyese të kohës së Sllobodan Miloshevic. Një shenjë që amerikanët nuk harrojnë e nuk falin, ata që u dalin kundër interesave të tyre gjeostrategjike. Një vale ndëshkimesh që sipas të gjitha gjasave, akoma nuk ka përfunduar.
Njoftimi i qeverisë së Kosovës
Prishtinë, 11 korrik 2023
Fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, z. Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars. Nё kёtё kontekst jemi dakorduar sa vijon:
-Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
-Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
-Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
-BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.
Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.