Komisioni i posaçëm parlamentar që do hedhë dritë mbi  rrolin e institucioneve shqiptare në hetimin e krimeve të supozuara të UCK në territorin e Shqipërisë, zhvilloi seancën e parë nga ku u miratua plani i punës gjatë mandatit 3 mujor caktuar nga parlamenti.

Ky komision që nuk ka karakter hetimor por vetëm fakt-mbledhës, gjithashtu do të kalojë në skaner të gjitha veprimet e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë pas miratimit të ligjit në vitin 2012 nga ju hap drita jeshile hetimeve për llogari të EULEX në territorin e Shqipërisë. Komisioni posaçëm do të kërkojë administrimin e 6 fashikujve dërguar EULEX nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2014.

Muhamed Veliu-Përse pikërisht tani ngrihet ky Komision i Posaçëm Parlamentar?

Ulsi Manja-Tani, dhe arsyet janë bërë të qarta ditën kur kuvendi vendosi ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm, për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse tani Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur një akuzë konkrete kundër ish komandantëve të UCK-s dhe ka tentantativë të pastër për ta përfshirë edhe  Shtetitn Shqiptarë apo Shqipërinë si pjesë të kësaj veprimtarie.

Muhamed Veliu-Si e shpjegoni faktin që gjatë këtyre 20 viteve Parlamenti Shqipërisë nuk ka bërë asnjë rezolutë për krimet e ndodhura në Kosovë?

Ulsi Manja-Po është e vërtetë që Parlamenti Shqipërisë nuk ka një rezolutë për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës por kjo nuk do të thotë që Kuvendi Shqipërisë, pasi të analizojë raportin përmbledhës dhe gjetjet e Komisionit të Posacëm që sot kishte mbledhjen e parë të mos ta miratojë një rezolutë përkatëse.

Muhamed Veliu-A do të dënohet në këtë rezolutë genocidi serb gjatë luftës në Kosovë?

Ulsi Manja-Në Kosovë ka patur genocid, por nëse këtë do ta shprehë parlamenti nëpërmjet një rezolute duhen pritur gjetjet e këtij komisioni të posaçëm.

VERITAS.COM.AL