Sot u vendos për herë të parë në Shqipëri pagesa për rrugën. Aplikimi i parë ishte ‘Rruga e Kombit, në pikën e kalimit te tunelet e Kalimashit.
Ishte paralajmëruar:
Në njërën anë qeveria që paralajmëroi reduktim pagesash për banorët e Kukësit dhe nga ana tjetër një protestë e shoqërisë civile.
Opozita nuk kishte thënë asgjë për praninë e saj as për protestën.
Protesta ishte paralajmëruar për orën 11.00. Por edhe pse erdhi e kaloi ora, përveç disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, askush tjetër nuk shkoi në qendër të qytetit në orën 11:00, ku do të protestohej kundër taksës në fjalë. Reporterët thanë se në shesh pati një prani të vogël qytetarësh.
Kush ndodhej në protestë nga personalitetet e politikës?
Ndodhej ish-kryetari për Kukësin, dhe deputeti i PD për Vlorën Agron Shehaj. Njerëzit me memorie historike vun në dukje se ka një ngjasim me Avni Rustemin- deputet i viteve ’20, i cili ishte nga Gjirokastra por deputet i Kukësit.
Deputeti shumë aktiv i PD, sidomos për problemet e Kukësit, Flamur Noka, nuk ndodhej në sheshin e protestës.
As kryetari i bashkisë i Kukësit, i zgjedhur nga PD, Bashkim Shehu nuk ndodhej. As këshilltarët demokratë të Bashkisë së Kukësit.