Sot është mbledhur Kuvendii i Shqipërisë. Ish-Kryeministri Berisha dhe deputetët e tij bllokuan foltoren dhe kërkuan mocion me debat me Ramën për çështjen e hetimeve në SHBA për ish zyrtarin e FBI. Mazhoranca e rrëzoi këtë kërkesë. Kryetari i grupit parlamentar socialist Balla tha se Berisha kërkon të heqë vëmendjen nga faktet e rënda që kanë dalë për 21 janarin.
Në rend dite është parashikuar një interpelancë mes deputetes demokrate Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës Elva Margariti. Ndërkohë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të ketë mocion me debat me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Ditën e sotme pritet të miratohet edhe akti normativ për që parashikon shtimin e të ardhurave me 1.5 miliardë lekë, si dhe alokimi i fondit 7.8 miliardë për pakon e madhe.
Por, 16 deputetët të grupit të Berishës kanë kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe të diskutohet mbi takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, i cili akuzohet në SHBA se ka marrë 225 mijë euro nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.