TIRANË– Deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike në seancën e kësaj të enjteje kanë tentuar të hyjnë me forcë në sallë.

Ata kanë shtyrë me forcë oficerët e Gardës së Republikës para Kuvendit. Po ashtu ka pasur tensione dhe në seancën plenare, ku deputetët e tjerë kanë tentuar të pengojnë vijimin e punimeve.

Sekretariati i Etikës ka vendosur masa disiplinore për 24 deputetët demokratë, të cilët bllokuan zhvillimin e seancës plenare dhe dogjën karriget e Kuvendit.

Mes listës së gjatë të të ndëshkuarve është sekretari i përgjithshëm i PD-së Flamur Noka si dhe kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi./