Gjate seances se sotme Parlamentare ku deputetja Hajdari kishte kerkuar interpelance me kryeministrin Rama, eshte folur ehde mbi Reformen Zgjoeddhore.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Rudina Hajdarit lidhur me Reformën Zgjedhore dhe tek debate për ndryshimin e sistemit por edhe për Teatrin Kombëtar duke lexuar siç tha ai komentin e një demokrati në facebook.
Demokrati kishte shkruar ne fb se në 2013 thanë për Ramën se do bjerë pasi bënte premtime që nuk mund të mbahen: “Në 2017 pritën popullin tek çadra, por shkoi Luli dhe i tha dilni se fituam. Më pas në Astir fitorja e vetme ishte që Edi Rama, nga Vlora në Tiranë i ra prej Elbasanit, populli nuk erdhi, erdhën fadromat dhe ngeli vetëm libri i çunit të Fahriut.”
Me poshte kryeministri Rama i drejtohet deputetes Hajdari:
”Nuk ja vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the, dhe i dëgjon të përkthyera gabim nga shqipja në shqip.
Po shfrytëzoj këtë replikë për të, për t’ju lexuar një koment nga fb të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por në ato ditët pas tragjedisë shekspiriane të karakatinës italiane tek Teatri.
‘Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini që do bjeri shpejt se ka premtuar gjëra që sbëhen. Erdhi 2015 na iku dhe Tirona dhe na erdhi një tjetër.
Na tha të futemi në çadra se do bjeri, se do vijë populli, populli nuk erdhi, erdh Luli tha dilni se fituam. Pastaj na thanë na e futi Amerika.
Ikët nga parlamenti, na ikën dhe bashkitë, populli nuk erdhi se u tretën edhe ata të bashkive. Pastaj na thanë hajde tek Astiri. Fitorja e vetme ishte libri i çunit të Fahriut tek Astiri. Pastaj na doli që lepuri fle tek Teatri. Iku dhe Teatri dhe populli prapë nuk erdhi, kurse tani Luli e paska synin tek Reforma Zgjedhore.”- tha Rama duke mos e çuar deri në fund fjalën pasi koha e tij mbaroi.
VERITAS.COM.AL/